Një grua e pestë ka dalë dhe ka pohuar se Adam Levine ka zhvilluar një bisedë flirti me të në mediat sociale.
Ashley Russell – e cila ka një llogari në Instagram me pak më shumë se 4,100 ndjekës – pohoi se, në fillim të këtij viti, këngëtari i Maroon 5 i ka parë story-t, i ka bërë like në foto dhe madje i shkroi asaj.

Duke folur për DailyMail në një artikull të botuar të mërkurën, 21-vjeçarja pretendoi se ai i shkruante asaj "pothuajse çdo ditë natën rreth orës 22:00".
"Unë kontrolloja çdo herë që postoja dhe çdo ditë shihej nga ai," pohoi Russell, e cila ishte vetëm 20 vjeç në atë kohë.
Në një seri fotosh ku tregoheshin bisedat e supozuara midis Levine, 43, dhe Russell, ai së pari i shkroi asaj, "'Dita e këmbëve. Më e rëndësishmja dhe më e lehta për t'u bërë.”

Më vonë gjatë bisedës së tyre, ai dyshohet se e pyeti atë, “A je në kolegj apo jo?”, përpara se të shtonte, “Punë e mirë me këmbët.”
Russell i tha gazetës se mendonte se ishte "e çuditshme" që Levine po i fliste, por ajo donte të vazhdonte bisedën e tyre për të parë se sa larg mund ta çonte.

Ajo pohoi, "Ai tha se më gjeti nga faqja e tij "Discover" në Instagram sepse atij i pëlqen ‘fitnesi' dhe unë kam një llogari fitnesi. E dija që ishte e çuditshme, kështu që doja ta vazhdoja për të parë se ku shkonte.”
“Kur i thashë se do ta kapnin duke i shkruar mesazhe vajzave si unë, ai ndaloi së dërguari mesazhe”, tha ajo.
Pavarësisht se nuk fliste më me të, këngëtari vazhdonte t’ia shikonte storyes e saj.

Russell bashkohet me katër gra të tjera që kanë dalë me pretendime kundër këngëtarit.



