
Teksa eksportet kanë qenë më të larta gjatë vitit të kaluar, bilanci tregtar, pra raporti mes eksporteve dhe importeve u mbyll në deficit në vlerën e -464 miliardë lekëve, duke u zgjeruar me 7.3 për qind në krahasim me 2021-shin.
Me gjithë këtë, kryetari i Shoqatës Pro-Export Albania Edvin Prençe, tha në “MCN economy”, se vendi është i fokusuar vetëm në importe dhe se nuk mungojnë politikat zhvilluese për eksportet.
Shqipëria është e fokusuar shumë me importe dhe nuk e ka në politikën e saj zhvilluese eksporte dhe të gjitha bizneset që i bëjnë prodhimin për eksport.
Për faktin s epo të marrim sektorin tonë të manifakturës, të këpucëve, jemi ndër ato sektorë që kemi mbi 40% të eksporteve tonë të Made in Albania, kemi eksportuar për 2022 mbi 1 miliard € faturim, por nga ky faturim ve vetmja vlerë që mbetet brenda Shqipërisë është një vlerë mbi 35% dhe vlera tjetër është e lëndës së parë, qe rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës.
Tutje, Prençe, thotë se prodhimet vendase e kanë të pamundur kalimin në eksport.
Kjo sipas tij, për mungesë të politikave prodhuese dhe inçentivuese për prodhimin e brendshëm.
Kemi pasur fatin që në kohën e covidit, kur ishim të izoluar kuptuam që ishim të varur nga importet pra nuk kishim prodhim të brendshëm, dhe ajo po vazhdon dhe pothuajse po harrohet ajo problematike.
Pra, nuk ka një politike prodhuese dhe incentivuese për prodhimin e brendshëm, por edhe për eksportuesit, dhe marrë shkas nga të gjitha këto që edhe sektori jonë është rritur në vlerë dhe po ta marrim në volum e sasi, patjetër që është ulur goxha, dhe jo ndikon që është rritur lënda e parë, dhe ndikojnë edhe shumë problematika të tjera lidhur me vendet evropiane që ka humbur likuiditeti dhe nuk ka më blerje, dhe mendojmë që në muajt në vazhdim ky trend do të vazhdojë të zgjasë.
Pra do të kemi shumë sasi, volume, ose prodhime tonë që do të kenë të vështirë të kalojnë përtej kufirit ne eksport.
Sepse në shumë vende te Evropës ka rënë forca ekonomike blerësve dhe duke qene e tillë shumë magazina tashmë janë të tejmbushura dhe patjetër kjo do të ul sasitë porositësve që të prodhojnë në vendin tonë, shto këtu edhe mungesa e fuqisë punëtore.



