Kara: Drejtuesja e SHISH ka pirë kafe me persona që kanë probleme me drejtësinë, përfshirë qeveritare

Kara: Drejtuesja e SHISH ka pirë kafe me persona që kanë probleme me drejtësinë, përfshirë qeveritare

Avokati Romeo Kara tha se drejtuesja e SHISH-it ka pirë kafe me persona që kanë probleme me drejtësinë, përfshirë qeveritare. Duke folur në Mcn Live Kara u shpreh se ish-zv.kryeministri Ahmetaj ka patur takime me persona të niveleve të larta ndërkombëtare, para intervistave ku ka bërë denoncime. 

 

I pyetur a është cenuar siguria kombëtare në rastin e AKSHI-t, Kara tha:

Financat janë cenuar, besimi se aty ka njerëz të besuar në nivelin e atij institucioni (AKSHI), fakti që fusin duart në financa, dhe persona që kanë primare fitimin e parave, s’kanë skrupuj dhe kufij, dhe janë investitor kryesor në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave, Agasi-Beqiri, janë të tillë me natyre kriminale, prapë besoj që i ka prekur. Deri kur ka vajtur? Duhet hetuar. 

 

Duke qenë vend i vogël gjithmonë ka funksionuar shantazhi. Mendo si mund të përdoren për shantazhe këto të dhëna. Para se Ahmetaj të bënte deklarimin, besoj që ka patur takime me persona të niveleve të larta ndërkombëtare, edhe herën e parë dhe të dytë. Kam disa të dhëna. Edhe drejtuesja e SHISH-it s’duhet të pijë kafe me persona që kanë probleme me drejtësinë, qofshin qeveritarë. 

Një pjesë e madhe e Policisë është e pacertifikuar, dhe gjithë informacionet e SKY Ecc kalon direkt në SPAK nga partnerët europianë”.

 

Avokati Kara, duke folur për hetimet e dosjes së AKSHI-t, vuri në dukje se ne nuk e dimë se ku përfundojnë realisht paratë. 

 

"De jure janë dy biznesmenë të panjohur deri dje, por de facto qenkan edhe kryebiznesmenë, që u shkon pas administratorja e AKSHI-t, shefa policie, deputetë. Ne nuk e dimë ku përfundojnë realisht paratë. Këtu përveç korrupsionit, ka konflikt interesi, shpërdorim detyre. Edhe vjedhjen, se qëllimi final është vjedhja. Rasti që është për të vënë duart në kokë është që një gjyqtar pa skrupuj liron pronat e Elman Abules. Shpresoj që të jenë në fokus edhe gjyqtarët, që të hetohet gjithë dosja".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy