Një qytet në Shqipërinë e varfër, që u ka vënë rrugëve emrat e Xhorxh Bushit dhe Silvio Berluskonit ka vendosur të shpallë qytetar nderi presidentin e ri të Amerikës.
Autoritetet në Kamëz, periferi e kryeqytetit Tirana, votuan dje unanimisht për këtë. Kështu shkruan sot “Newsweek”.
Lajmi për shpalljen e Trampit qytetar nderi nga Bashkia e Kamzës ka pushtuar mediat ndërkombëtare. Ai shfaqet në faqet online të shumë mediave britanike, izraelite dhe amerikane.



