Sekuestrohen pasuritë e Admir Muratajt

Sekuestrohen pasuritë e Admir Muratajt

Pasuri në vlerën 1.5 milionë euro, në pronësi të Admir Muratajt, janë sekuestruar sot me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë.

Një vilë 3-katëshe në Prezë, me sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit, tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 afër Saukut, garazh me sipërfaqe 23 m2, apartament me sipërfaqe 100.5 m2, tokë truall, apartament banimi në Sarandë, apartament me sipërfaqe 71 m2, dhe 9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta janë janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit. I shumëkërkuar për disa grabitje të tjera, Admir Murataj bashkë me grupin e tij arritën të merrnin 3.8 milionë euro në momentin që po paratë po futeshin në avion.

46-vjeçari nga Tropoja është konsideruar për shumë kohë si “truri” i një grupi të strukturuar kriminal, përgjegjës për grabitjen e armatosur të rreth 7 milionë eurove në ngjarjet e 13 shkurtit 2015 pranë stacionit të Trenit në Tiranë si dhe dy grabitjet e tjera të ndodhura në afërsi të Qafë Kasharit në dhjetor 2015 dhe shkurt të vitit 2017.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy