Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. lëkundjet janë ndier në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.
Siç raporton CNN turk, epiqendra e tërmetit ka qenë deti Egje, 16.5 km në thellësi të tij.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.9, me një epiqendër 13 kilometra në veri të verilindjes së ishullit grek të Samos.
Ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara e vlerësoi magnitudën në 7.0.
Mediat turke raportojnë për dëme të mëdha materiale në shtëpi dhe pallate. Në Izmir është shembur një ndërtesë shumëkatëshe. Pamjet nga Izmiri tregojnë njerëz që ngjiten atje për të arritur tek ekipet e shpëtimit.
"Kemi marrë masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës", njoftoi Erdogan në rrjetet sociale.
Në Turqi, tërmeti u ndie në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmara, ku ndodhet Stambolli. Guvernatori i Stambollit tha se nuk ka raportime për dëmtime.
Tërmeti u ndie në të gjithë ishujt lindorë grekë dhe madje edhe në kryeqytetin grek, Athinë.
Mediat greke raportojnë se banorët e Samosit dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre, pasi ka pasur shembje gurësh. Televizioni publik grek raportoi se një "mini-tsunami" ndodhi në ishullin Samos.
Lëkundja e parë është pasuar nga disa pasgoditje.



