
Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, eliminimin e Partizanit nga Vllaznia në Kupën e Shqipërisë.
Sipas tij, pavarësisht fitores, eliminimi do ndikojë negativisht për të ardhmen e skuadrës.
Referuar rotacionit, Starova deklaroi se trajneri dhe lojtarët duhet të sakrifikojnë më shumë, qoftë duke luajtur edhe me gjilpëra.
Partizani vuajti peshën e rezultatit të parë. Bëri një ndeshje të mirë. Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ka të bëjë edhe me anën psikologjike, për vazhdimësinë e kampionatit.
Trajneri dhe skuadra duhet të sakrifikojnë në të tilla raste. Të futen edhe lojtarë me gjilpëra, siç ndodhte në kohën tonë. Kolela i ka të gjithë njësoj sipas tij.
Loja e mirë e Partizanit i jep të drejtë, por të drejtë ka vetëm kur kualifikohet. Do ju vështirësihet puna dhe do ju ndikojë ku eliminim. Më mirë të ishin eliminuar në fillim të Kupës, sesa ë këto momente.
Parashikoja stadiumin, se do bëhej nami me tifozët. E imagjinoj veten, kur luanim në Tiranë. Partizani merrte vrull nga tifozët dhe nuk mbahej skuadra. I munguan sot të kuqve.



