
Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se çmimi i naftës në vendin tonë lidhet me dy faktorë, së pari ka një rënie të këtyre çmimeve në tregun ndërkombëtar dhe së dyti lidhet me zgjedhjet që u zhvilluan ditën e diel. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Buxhuku tha se qeveria për të mos pasur probleme para zgjedhjeve vendosi të fuste në punë Bordin e Karburanteve.
Ulja e çmimit ka lidhje me dy faktorë, së pari kanë rënë çmimet në tregjet ndërkombëtare, bursat ndërkombëtare kanë rënë në mënyrë dramatike. Rënia që ka ndodhur tek ne me 70-80 lekë, është e natyrshme të binte në këto nivele sepse në vendet e tjera të rajonit ka rënë më shumë se kaq. Ata e kanë dhe më të ulët ngarkesën fiskale. E dyta në këto 2-3 javë është mbajtur ky nivel ka lidhje me politikën. Çmimi i naftës në Shqipëri është politikë qeveritare, janë dhe mjetet për ta mbajtur. Çmimi naftës vendoset nga shumica, shumica janë oligopol dhe kanë lidhje me shtetin. Për të mos pasur probleme para zgjedhjeve qeveria vendosi të fuste në punë dhe Bordin e karburanteve.



