Për rikthimin e tij të bujshëm në tregun muzikor si duket ka ndikuar edhe fakti se do të bëhet baba së shpejti. Tekstshkruesi, producenti, dhe rreperi Gerald Xhari, sic njihet nga të gjithë Big Basta së fundmi ka arritur të nënshkruajë një kontratë me 360M RECORDS label e cila është një studio e madhe muzikore me bazë në New York.
Big Basta cilësohet si artisti që nuk ka pranuar kurrë te komercializoje muziken e tij. 360M RECORD kohët e fundit ka hedhur sytë në tregun muzikor shqiptar. Përvec rrymave të tjera, në rrymen e Hip Hopit ka përzgjedhur rreperin Big Basta për albumin e tij të fundit që ai do të lançojë këtë vit “e treta e vërteta”. 360M RECORD do të shpërndajë albumin e Big Bastës në çdo portal online si dhe do të luhet në mbi 20 mijë stacione radiofonike në të gjithë boten.
Kënga e parë e cila do të publikohet dhe që e kanë pranuar për ta luajtur në shume radio nga Amerika e Veriut është pikërisht “Inna di dance” remix i versionit të më parshëm nga Mr Rez i realizuar nga bashkëpunimi i Big Bastës me Vesa Luma dhe Mr Rez.
Lajmin e bëri të ditur edhe vetë këngëtari nëpërmjet një fotoje të publikuar në istagram. Big Basta së fundmi po drejton radion e parë dhe të vetme hip hop në Shqipëri si edhe nga të parat cilësore në ballkan, MCN Radio. I urojmë suksese të mëtejshme!



