Rama konferencë me Hotin: Së shpejti mbledhja e dy qeverive në Shkodër (VIDEO)

Rama konferencë me Hotin: Së shpejti mbledhja e dy qeverive në Shkodër (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në fjalën e tij në konferencën për media, vlerësoi angazhimin e qeverisë shqiptare për qëndrimin që mbajti lidhur me akt-akuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veselit.

Hoti vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij tashme duhet të kalojnë edhe në bashkëpunime konkrete.

Kryeministri i Kosovës tha se janë tre projekte madhore të cilat duhet të finalizohen midis dy vendeve dhe që kanë qenë pjesë e diskutimit mes dy krerëve të qeverive.

“Janë tre projekte konkrete që ne kemi diskutuar, e para që ka të bëjë me krijimin e një pike Doganore në Durrës për mallrat e Kosovës.

Ndërtimi i një hidrocentrali në territorin e Shqipërisë për të furnizuar Kosovën me energji dhe projekti madhor i lidhjes së dy vendeve tona me hekurudhë. Në vjeshtë të këtij viti besoj do të gjenden fondet për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti.

12.15h  Rama konferencë me Hotin: Së shpejti mbledhja e dy qeverive në Shkodër

Në një dalje të përbashkët para mediave në vizitën e parë zyrtare të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Shqipëri, kryeministri Rama, njoftoi se së shpëjti do të punohet për caktimin e datës së mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive.

"Jemi dakordësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit.  Ashtu sikurse jemi dakordësuar për një mbledhje dhe event tjetër të rëndësishëm që do të mbahet në Tiranë. Do të mbahet në Pallatin e Brigadave, është kongresi i parë. Do të caktojëm një datë të re për mbledhjen e dy qeverive. Shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt", tha Rama.

Lidhur me këtë event, i cili pretendohet të bëhet tradicional, kryeministri Edi Rama, bëri të ditur.

“Kongresi i parë i autoriteve vendore, të përbashkëta, i cili do të kthehet ne kongres tradicional, kur kryetaret e komunave së bashku me skudrat e tyre të arrijnë të ndajnë praktikat, sfidat e përbashkëta në adresimin ë problemeve komunitare dhe patjetër edhe potencialin e nismave të përbashkëta në fushën e mirëqeverisjes vendore”.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe Shengenin Rajonal. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, Rama tha se nuk ka nevojë për dy palë demokrate dhe se mes Kosovës e Shqipërisë duhet të bëhet njehsimi i dokumentave të të dy vendeve që të mos ketë kontrolle të mëtejshme. Rama shtoi se kjo gjë vlen si për njerëzit ashtu edhe për mallrat.

“Dua të them që kemi diskutuar për të gjithë elementët për zbatueshmërinë e disa marrëveshjeve kyçe. Kjo është diçka e dakordësuar. Ajo që kryeministri Hoti ka ngritur është thelbi i marrëveshjes. Është stacion i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë, nga pikëpamja legjislative duket të trajtohet si hyrje në Kosovë. Pra na duhet detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia të pengojë zbatimin. Kemi folur edhe për njësimin e dokumentacionit, të kenë gjuhë të njësuar që të mos i kërkojnë eksportuesëve të Kosovës që të kenë dokumenta edhe të Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse eksportuesi nëse ka dokumentin në Kosovë, dmth e ka të pranuar edhe në Shqipëri. Pa pasur nevojë ta çojë në dy palë demokratë. Këtu për ta mbyllur. Unë kam ripërsëritur qëndrimin tim të njohur se në kushtet e nevojës për të përparuar më shpejt në kohezionin strategjik, në këndvështrimin tim shqiptarët këtej dhe andej duhet të shohin interesin strategjik. Nëse futemi në Shengenin rajonal, askush nuk na pengon që të hapim kufirin pa asnjë kontroll. Ç’ka thashë për doganën do të vlejë për njerëzit. Ndërkohë ministria e Brendshme ka përparuar për të krijuar bazën e përbashkët të të dhënave,”- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Europian në lidhje me mos liberalizimin e vizave të Kosovës. Rama tha se është një trup për BE-në që e mban peng këtë popull dhe nuk i lë të lëvizin të lirë.

“Ne nuk marrim vendime për Kosovën, ne flasim për Kosovën dhe jo në emër të saj. Harmonizimi është domosdoshmëri. Është turp për BE që mban peng një popull që të lëvize lirisht pasi si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave. E dimë shumë mirë pse. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, detyrimet janë përmbushur dhe janë njohur. Arsyeja është në Europë dhe në arsyet e brendshme të BE. Kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrimeshmërinë elektorale të forcave që qeverisin. Turp është që Kosova nuk lëviz e lire,”- tha Rama ndër të tjera.

10:37h- Kryeministri Rama pret kryeministrin Hoti në Pallatin e Brigadave

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Takimi ka nisur pak çaste më parë, ku Rama dhe Hoti kanë parakaluar në Pallatin e Brigadave, për t'u futur më pas në zyrë për të biseduar, ndërsa është njoftuar edhe një konferencë për shtyp në orën 11:30.

Kryeministri Hoti ditën e sotme do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit, si Presidentin Meta, kreun e Kuvendit Ruçi, kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy