Hollywood, Batman bëhet superheroi i parë që merr një yll në Walk of Fame

Hollywood, Batman bëhet superheroi i parë që merr një yll në Walk of Fame

Batman është superheroi i parë që merr një yll në Hollywood Walk of Fame.

Kurrë më parë kjo pllakë e famshme nuk i është kushtuar një superheroi. Vazhdimisht janë vlerësuar aktorë, regjisorë, muzikantë dhe personazhe të tjerë të njohur prej mishi e gjaku, por edhe personazhet e trilluar, ku Mickey Mouse ishte i pari që mori një yll, në vitin 1978.

Por kurrë nuk ishte shkuar përtej kësaj. Të paktën deri më 26 shtator, kur ylli numër 2790 në trotuarin më të famshëm në Los Anxhelos pa heroin njeri-lakuriq nate që mori nderin në kategorinë e filmave.

“Dhoma e Industrisë së Hollywood është krenare që nderon superheroin tonë të parë. Një dhe i vetmi, Batman”, tha Ana Martinez, producente e Hollywood Walk of Fame.

Simpatizantët në mbarë botën do të jenë të lumtur të dinë se ky yll qëndron përkrah atyre të Adam West i cili luajti Batman në TV nga viti 1966 deri në 1968 dhe Bob Kane, bashkëkrijuesi i tij.

Burt Ward, i cili luajti partnerin e besuar Robin në serinë origjinale, mori yllin në vitin 2020 dhe ishte i pranishëm në ceremoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy