Tre muaj pas dhunimit të Xhisiela Malokut, arrestohet Rexhep Rraja (VIDEO)

Tre muaj pas dhunimit të Xhisiela Malokut, arrestohet Rexhep Rraja (VIDEO)

Pas deklaratës së nënkomisarit të Fushë-Krujës, se policia ka heshtur për përdhunimin e një 25-vjecarje, të quajtur Xhisiela Maloku, nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, dhe akuzave të vazhdueshme nga opozita, policia ka arrestuar Rexhep Rrajan. Ngjarja u bë publike pak ditë më parë, kur oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë, si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla. Sipas Nuhut, ngjarja ka ndodhur që në fillim të verës, konkretisht më 21 korrik 2018, por policia ka heshtur duke mos ndjekur asnjë procedurë kundrejt djalit të deputetit, pavarësisht se ishte në dijeni të dhunimit të saj.

Pas këtyre akuzave, prokurorja Mirela Kapo ka kërkuar sot nga Gjykata e Krujës arrestimin e Rrajës dhe gjykata ka pranuar kërkesën e saj, ky vendim është përforcuar më tepër pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore, ku u vërtetua se Maloku ishte dhunuar dhe torturuar. Rexhep Rraja u arrestua pas urdhrit të Gjykatës së Krujës, e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ për dhunim dhe përdhunim të ish- të dashurës së tij. Ndërkohë, dinamika e ngjarjeve ka nxjerrë edhe detaje të tjera, pasi ditën e djeshme, gjatë ballafaqimit në polici, dy të rinjtë kanë dhënë deklarata kontradiktore. Në deklaratën e saj, Xhisiela Maloku ka rrëfyer se ish-i dashuri e ka marrë me dhunë nga banesa, i ka vënë pistoletën në bark dhe e ka detyruar të shkoje me të në hotel. Atje, ajo ka treguar se është dhunuar, është djegur me cigare dhe i ka rënë të fikët.

Pas deklaratave dhe ekspertizës, Policia e Shtetit ka bërë arrestimin e Rexhep Rrajas, i cili do të dalë para gjykatës pas 72 orësh, kur pritet të njihet edhe me masën e sigurisë. Po ashtu, një hetim ka nisur edhe për mosveprimin e policisë për këtë ngjarje, pasi rasti në fjalë është denoncuar që në fillim të verës, konkretisht më 21 korrik 2018.

Përveçse tronditi opinionin publik, ngjarja u bë shkak për përplasje të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës. Pas denoncimit të ish-oficerit të policisë, numri dy i PS, Taulant Balla, i cili akuzohet për përfshirje në këtë çështje me qëllim mbylljen e dosjes së Rexhep Rrajas, tha se gjithçka është një përpjekje e opozitës për ta baltosur dhe ngriti një padi ndaj kreut të dëmokratëve. Ndërsa PD, prej ditësh akuzon kryeministrin Rama se po mbron kriminelët dhe jo qytetarët.

Ndërsa ditën e sotme, menjëherë pas arrestimit në një deklaratë, PD e ka quajtur truk arrestimin e të riut. “Arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen”, tha në një deklaratë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërsa deputeti Balla u kundërpërgjigj duke thënë se qëllimi i selisë blu nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta politike me të dhe me Partinë Socialiste.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy