Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Scrolling” se Izraeli do t’i kundëpërgjigjet Iranit në mënyrë spektakolare, por jo përmes një sulmi ushtarak, por me sulm të inteligjencës apo spiunazhit.
"Te konsullata është vrarë njeriu më i rëndësishëm i Hezbollahut. Siria zyrtarisht e akuzoi sikur e bëri Izraeli këtë fund. Zëra të tjerë autoritarë brenda Libanit dhe Sirisë thonin që ky u eliminua nga shërbimet sekrete siriane, pasi akuzohej për vrasjen e ish-kryeministrit libanez në 2005-ën. Kush mund të kishte një informacion kaq të detajuar që t’ia jepte Izraelit, shërbimi rus. Shërbimet ruse i kanë thënë Izraelit këta që po kërkon janë aty.
Me një operacion të tillë Rusia hoqi vëmendjen nga Ukraina, prej një jave nuk flitet më për Gazën. Të gjithë vendet perëndimore që deri para një javë sulmonin Izraelin, sot thonë jemi bashkë se kemi luftën me Iranin. Irani i thotë Rusisë që s’bëj dot një luftë pa ty. Këto raketat që lëshoi Irani s’i bën dot pa pasur rusët dhe kinën mbrapa. Izraeli ka bërë një lëvizje magjike, me një goditje të tillë. Edhe Irani s’e ka bërë rastësisht. Irani për herë të parë në historinë e botës tregoi që unë i kam raketat që mund ta bombardoj dhe zhduk izraelin sepse si i çova raketat kështu mund t’i çojë edhe me mbushje bërthamore. Raketat u rrëzuan sepse ai i njoftoi prej 48 orësh.
Kundërpërgjigja e Izraelit do ketë të bëjë me aftësitë bërthamore të Iranit. Në pak ditë ose në pak javë ne do shohim një kundërspektakël nga Mossadi me Iranin. Nuk shoh sulm ushtarak, por sulm inteligjence, të spiunazhit, të nivelit më të lartë. Izraelitët do t’i përgjigjen në pikën ku Iranit i dhemb më shumë. Do shohim gjëra spektakolare. Do godasë brenda në Iran dhe mendoj që do kemi front të dytë me Libanin. Lufta do vazhdojë proxy mes Kinës-Rusisë-Amerikës, por Proxy do të bëhet me një luftë rajonale”.



