Kurti: Serbia përbën kërcënim për shtetin tonë

Kurti: Serbia përbën kërcënim për shtetin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës deklaroi se “Serbia po kërcënon me luftë”. Kurti  theksoi se në mbledhje është rënë dakord që të rritet gatishmëria.

Ajo që ne e dinim prej kohësh u shpërfaqë në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se nuk “jemi kundër askujt sa i përket përkatësisë etnike”

Sipas Kurtit, Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 viteve. “Serbia nuk po e fsheh që kërkon të vazhdojë luftën që e humbi. Kjo përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë dhe paqen në vendin tonë. Pako e Ahtisarit ishte kompromis i dhimbshëm, përmes së cilës komuniteti serb në Kosovë fitoi të drejta të garantuara e të zgjeruara. Integrimi i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë e as pas një dekade dialog në Bruksel”, ka thënë Kurti.

Kurti ka kritikuar edhe Qeveritë e kaluara, duke thënë se në të kaluarën me kriminelët si Radoiçiqi dhe Veselenoviqi bëhej marrëveshje edhe për të formuar Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri ka shtuar se Serbia përmes grupeve kriminale dhe duke shfrytëzuar këtë ambient të mungesës së sundimit të plotë të ligjit në veri, për një kohë të gjatë ka mbajtur dhe po mbanë peng qytetarët serb.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy