
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar incidentit të ndodhur dje në Gramsh, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas sulmuan me lëndë djegëse dy ushtarë në uzinën ushtarake.
Begaj thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese. Kreu i shtetit shpreh mirënjohje për dy efektivët e FA.
REAGIMI I BAJRAM BEGAJT
Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare .
Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!



