Qeveria jep 1 miliard lekë për blerjen e energjisë deri në fund të vitit

Qeveria jep 1 miliard lekë për blerjen e energjisë deri në fund të vitit

Qeveria ka akorduar një fond për OSHEE-në, me të cilin synon të mbulojë blerjen e energjisë elektrike deri në fund të vitit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se shuma prej 1 miliard lekësh i jepet OSHEE-së në formën e një huaje afatshkurtër, e cila përballohet nfa fondi i emergjencave natyrore në buxhetin e shtetit.

V E N D I M

PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË SEKTORIT TË ENERGJISË, PËR BLERJE NGA IMPORTI TË ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR VITIN 2017

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që përfaqëson ministrinë e linjës dhe aksionarin e vetëm të shoqërisë OSHEE, sh.a., t’i jepet një hua afatshkurtër me vlerë 1 000 000 000 (një miliardë) lekë, për t’u përdorur nga OSHEE, sh.a., për sigurimin e blerjes së energjisë elektrike për furnizimin e konsumatorëve deri më 31.12.2017.

2. Kushtet e huas përcaktohen në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe OSHEE, sh.a.-së.

 3. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, parashikuar për emergjenca natyrore, i miratuar për vitin 2017.

 4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy