“Mamin, babin sot martoj..”, kënga e re e Saimir Ahmetit: Dedikim për çiftet që martohen pasi lindin fëmijë  

“Mamin, babin sot martoj..”, kënga e re e Saimir Ahmetit: Dedikim për çiftet që martohen pasi lindin fëmijë  

Këngëtari i muzikës popullore Saimir Ahmeti, vjen ën studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, me promovimin e një kënge të veçantë.

Ahmeti, thotë se kënga unike “Mamin, babin sot martoj..”, erdhi si dedikim për çiftet e reja që martohen pasi kanë lindur fëmijë.

Kjo është kënga imë më e re. Kisha bërë këngë për të gjitha shtresat dhe për fëmijën që marton prindit, vetëm kjo nuk ishte prekur si tekst.

Mua më shkon mendja ta bëj dhe një natë fillova ët shkruaja vet se të gjithë tekstet e këngëve të mia, nuk i kam bërë vet, por kësaj këngë i kam bërë vet tekstin.

Më shkoj mendja pse të mos bëj diçka të veçantë, sepse martohet çifti, por ka që një fëmijë dhe bëjnë dasmë, u bë si trendi. Jam munduar të marrë copëza nga 3-4 dasma të këtyre çifteve ku kam qenë i ftuar dhe i kemi bashkuar i kemi montuar dhe ka dal një klip i bukur dhe një tematikë interesante.

Kënga ka katër ditë që ka dal dhe që për këto ditë më kanë kontaktuar tetë çifte që më duan në dasmën e tyre me këtë këngë.

Kënga u prit mjaft mirë sidomos në TikTok, pasi edhe dedikimi është mjaft i veçantë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy