Propozimi ekonomik i PD-së/ Rabeta: Kanë komponentin elektoral, e vështirë të hiqet plotësisht TVSH-ja

Propozimi ekonomik i PD-së/ Rabeta: Kanë komponentin elektoral, e vështirë të hiqet plotësisht TVSH-ja

Gazetari Lorenc Rabeta tha në studion e emisionit MCN Economy se propozimi ekonomik i PD-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka brenda vetes dhe komponentin elektoral pasi është e pamundur të hiqet plotësisht TVSH-ja për produktet ushqimore.

Duke vijuar Rabeta tha se është e nevojshme një ndërhyrje në mënyrë që të ulet disi TVSH-ja.

Lajm i mirë është që më në fund kemi një propozim ekonomik, një artikulim që na kishte munguar. Premtimet kanë dhe komponentin elektoral. Tha do të heqim TVSH-në, më duket e vështirë e po shihja shifrat, janë 1.03 miliardë euro në arkën e shtetit nga janari deri në qershor.

Po të heqim komponentin elektoral, duhet të pranojmë që duhet ndërhyrje tek TVSH. Mbase do ishte e tepruar të thoshim që do të hiqet, por një ndërhyrje do të ishte më se e mirëpritur.

U tha do të vendosim një minimum jetik, nuk kemi një minimum që do të shërbente si bazë për çdo vendimmarrje tjetër.

Është llogari e bërë nga PD dhe Avokati i Popullit dhe është tek 220 euro dhe është minimum që nuk do të thoshim që është i keq. Minimumi është lënë pa vendosur me vetëdije, se po të ishte nuk do të kishte ndihmë 8 mijë lekë.

Absolutisht thashë kanë komponentin elektoral pasi TVSH-në nuk mund ta heqim plotësisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy