Anëtari i Kryesisë së PD Luan Baçi akuzoi Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe disa deputetë të tjerë demokratë se po bëjnë një lojë të pistë në shërbim të Ramës. Duke folur në MCN Live për komisionet e reformës territoriale dhe zgjedhore, Baçi tha se Alibeaj nuk mund të mbledhë dot strukturat apo të zbresë në terren. Baçi u përplas me Sekretarin për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, ku ndër të tjera ky i fundit tha se njeh si kryetar të komanduar të selisë blu Enkelejd Alibeajn.
PD e Berishës është e bazës, është në terren, është me strukturat. Një subjekt politik ka strukturat, anëtarësinë. Regjistrimi në gjykatë është akt formal që e bëjnë edhe OJF-të, është detyrim ligjor. Ka një PD. Nuk mund të quhet PD zyrtare ajo që mban një vulë në dorë, për arsye që gjykata nuk shprehet akoma për atë që duhet të shprehet. Gjykata nuk zgjedh as strukturat, as kryetarin, legalizon dokumentacionin e subjektit politik. Kryetarin dhe strukturat i zgjedhin anëtarët. Kemi Ramën në një marrëveshje tashmë të hapur me disa deputetë të PD, që vazhdojnë të uzurpojnë mënyrën si funksionon partia. Alibeaj pas një mbledhje e ashtuquajtur e grupit parlamentar, e disa deputetëve që i ka joshur... Komisionet parlamentare të reformës territoriale dhe zgjedhore janë shumë të rëndësishme, në të mirë të shqiptarëve”.
Ndërsa debatoi me Indrit Sefën, Baçi tha se Enkelejd Alibeaj nuk zbret dot në bazë sepse nuk ka mbështetje.
Ne nuk bojkotojmë asnjë lloj procesi, edhe gjatë zgjedhjes së Presidentit ne ishim në Parlament, Alibeaj jo. Është në shërbim të Ramës 100 për qind, Alibeaj, Bardhi dhe 3-4 deputetë të tjerë. Mblidhen në grupin parlamentar 8 deputetë që i ka përzgjedhur vetë, te reforma territoriale dhe zgjedhore. Kam biseduar me z. Çollaku psh. më ka thënë nuk më pëlqen mënyra si operohet. Enkelejdi njofton vetëm të vetët sepse e di që nuk është kryetar i grupit parlamentar de facto”.
Luan Baçi u shpreh se komisionet për reformën territoriale dhe zgjedhore janë të dështuara dhe nuk do të nxjerrin reformë.
PJESË NGË DEBATI
Baçi: Alibeaj nuk zbret dot në bazë sepse nuk ka mbështetje. Ti provove të drejtoje PD-në e Lushnjës dhe ike i turpëruar!
Sefa: Unë nuk turpërohem se nuk gënjej njeri, nuk mashtroj njeri. Ju thatë që e heqim me sekondë Ramën, keni që nga shtatori.
Baçi: Tani ulesh prapë me Ramën!
Sefa: Të gjesh armikun e brendshëm kjo është komuniste.
Baçi: E di cila është reforma zgjedhore, rikthimi i koalicioneve siç kanë qenë. Është uzurpuar PD-ja nga një deputet dhe katër rreth e rrotull.
****
Baçi: Indrit të bëj një pyetje. Kush është kryetar i PD?
Sefa: Enkelejd Alibeaj është kryetar i komanduar.
Baçi: E kupton çfarë je duke thënë. Kryetarin e PD e cakton Gazment Bardhi?!



