Çelet zyrtarisht qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Çelet zyrtarisht qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Për nder të ditës së Çlirimit,  siç ishte premtuar nga qeveria shqiptare, është çeluar sot zyrtarisht qarkullimi në “Rrugën e Arbrit”.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj rruge ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi.

Kryeministri Rama është pritur me daulle dhe në ritmet e festës, në ceremoninë e ngritjes së traut.

“Hapet për qarkullim Rruga e Arbrit, provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, shprehet Rama.

Nga ana e saj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se hapet provizorisht rruga e Arbrit, e cila do të kalohet me bajpass në Tunelin e Murrizit. Puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të përfundojë në prill të 2022 dhe në total janë hapur 48 km.

‘Janë 54 km nga të cilat 48 i dorëzojmë sot për përdorim. Siç e keni parë pjesa në Qafën e Murrizit e kemi zgjidhur nëpërmjet Bypass dhe është provizor, kantieri hapet por në formë provizore, pasi fillojnë punimet. Problemi qëndron në gjeologjinë e tunelit të Murrizit i cili është 3.8 km. Në prill të 2022 do të përfundojë krejtësisht. Të gjitha segmentet e tjera, ne jemi të sigurte se deri në prill çdo gjë do jetë në vendin e duhur. Duhet të ketë një vëmendje nga policia rrugore. Ne kemi kërkuar që të monitorohet nga policia gjatë gjithë kohës.’- tha Balluku.

“Rruga e Arbrit” do të lidhë Tiranën me Dibrën me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.

Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar, ndërsa pritet të përfundojë tuneli i Murrizit.

Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, atë të Vashës dhe të fshatit Fshat, e cila është më e larta në Ballkan. Ura e fshatit Fshat në rrugën e re të Arbrit e lidh atë me fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër është 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë, më e larta në Ballkan, ndërkohë që ura e Vashës është 152 metra e lartë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy