Vrasja brenda Gjykatës/ Topalli: Nuk u vra vetëm gjyqtari Kalaja, por e gjithë drejtësia shqiptare!

Vrasja brenda Gjykatës/ Topalli: Nuk u vra vetëm gjyqtari Kalaja, por e gjithë drejtësia shqiptare!

Salla e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u shndërrua në një skenë tragjedie pasditen e djeshme, kur gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda në sallën e gjyqit.

Sipas raportimeve, gjyqtari Kalaja sapo kishte shpallur vendimin për një çështje pronësie, kur Elvis Shkambi, palë në proces, nxori një armë dhe qëlloi disa herë, duke e goditur në zemër.

Ky është një akt i pashembullt në historinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, asnjëherë më parë një gjyqtar nuk është vrarë në mënyrë kaq brutale brenda një salle gjyqi.

E ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, gazetarja Aida Topalli u shpreh se kjo ngjarje nuk përfaqëson thjesht një atentat ndaj një gjyqtari, por një goditje të rëndë ndaj vetë drejtësisë shqiptare.

Nuk u vra vetëm Astrit Kalaja. U vra drejtësia shqiptare. Aty ku vendoset vula e drejtësisë, ndodhi një krim që trondit jo vetëm sistemin gjyqësor, por edhe besimin e publikut.

E kam njohur personalisht gjyqtarin Kalaja dhe e cilësoi atë si një figurë me karrierë të gjatë dhe integritet në sistemin e drejtësisë.

Ishte tronditëse ta dëgjoje lajmin. Institucioni i drejtësisë u kthye në vend krimi. 

Ndihesh i pasigurt, kur sheh që dikush guxon të vërë dorë mbi togën e zezë, simbolin më të lartë të ligjit.

Ngjarja lidhet me një proces pronësie që kishte nisur që në vitin 1993, i cili përfshinte pretendimet e familjes Shkambi për një truall në pronësi të 31 familjeve të tjera. Sipas burimeve, xhaxhai i autorit, kishte paralajmëruar më herët se, nëse prona nuk lirohej, do të kishte pasoja.

Ndërkohë, është arrestuar edhe shefi i sigurisë së gjykatës, nën dyshimin se ka neglizhuar procedurat e kontrollit dhe sigurisë në ambientet e gjykatës.

Ky akt është një nga goditjet më të rënda që mund t’i ndodhin një shteti demokratik.

Ky nuk është thjesht një atentat personal, por një krizë e thellë besimi ndaj drejtësisë. Dhe ky është alarmi më i madh.

Topalli vuri në dukje se komentet në rrjetet sociale pas ngjarjes treguan një urrejtje të thellë ndaj sistemit të drejtësisë, më shumë sesa ndaj gjyqtarit që u vra. 

U pa një valë komentesh në rrjete sociale, plot urrejtje, jo ndaj viktimës si person, por ndaj vetë sistemit të drejtësisë.

 Kjo tregon se një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare ende e përjeton drejtësinë si të padrejtë, si të politizuar apo të korruptuar.

Pavarësisht reformës në drejtësi dhe krijimit të institucioneve të reja, perceptimi publik nuk ka ndryshuar në mënyrë domethënëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy