
Analisti Ben Andoni deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se mbetet problem si do të arrijë grupi i Gazment Bardhit dhe ai i Rithemelimit të shkrihen dhe të krijojnë sinergji me njëri-tjetrin dhe se e sheh me dyshim bashkimin e premtuar në janar, pasi mungesa e identitetit të Bardhit do të krijojë probleme mes njerëzve që mbështesin Berishën.
Duke vijuar më tej, Andoni tha se Berisha e ka përcaktuar qartë vijën e PD-së, dhe se kërkesa që i bëhet burimeve të ndryshme të PD-së (për drejtimin e partisë në rast arresti) është për të prodhuar lajm, më tepër sesa për të shkuar tek thelbi i problemeve të Rithemelimit.
Besoj se s’ka ndonjë rëndësi të madhe. Berisha e ka përcaktuar qartë vijën e PD-së. Vija është që të pengojë realisht përpalljen në parlament dhe e dyta të vazhdojë aksionin për ta bërë sa më të vështirë jetën e mazhorancës në parlament.
Kjo kërkesë që i bëhet burimeve të ndryshme të PD është për të prodhuar lajm sesa për të shkuar tek thelbi i problemeve të Rithemelimit. Thelbi i problemit është legjitimiteti i PD-së, dhe e dyta si do të përgatiten për zgjedhjet e ardhshme. Ajo që publiku nuk po merr vesh nga Rithemelimi është sa të aftë do të jenë në momentin nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme në. Për këtë nuk gjen dot përgjigje nga askush nga Rithemelimi përveç se ia lënë të ardhmes.
E para, pjesa e grupit të Rithemelimit, ashtu si PD legale ka humbur lidhjen me bazën. Protestat që Berisha i kërkoi, jo vetëm nuk iu përgjigjën në sasi, por edhe në cilësi.
Problemi më i madh i PD-së është si do të arrijnë të shkrihen dhe të krijojnë sinergji grupi Bardhit me grupin e Rithemelimit. Është fantazma e janarit të 2 viteve më parë kur dy grupet arritën deri në përplasje fizike.
Dhe pastaj janë aktet që kanë bërë këto kohë, jo thjesht duke penguar rrugën e dy grupimeve drejt zgjedhjeve dhe drejt marrjes së maksimalizimit të votave. Ky është problemi real që sipas Këllicit, ky problem do zgjidhet brenda janarit. Këlliçi mendon se grupi i Bardhit do të shkrihet me grupin e Rithemelimit, por mua më lë shumë për të dyshuar se grupi i Bardhit do të jetë shumë mirë para faktorit ndërkombëtar që të tregojë që është i baraslarguar me Berishën dhe nga ana tjetër për faktorin e brendshëm do të tregojë se është para grupit Berisha.
Kjo mungesë identiteti e bën të krijojë probleme mes njerëzve të PD, grupit të Rithemelimit që kanë sakrifikuar më shumë tek pjesa e aksionit të Berishës. Ky lloj likuiditeti i Bardhit dhe njerëzve që janë afër tij të cilët nga Basha kanë shkuar te Berisha kanë treguar se nuk kanë ndonjë besueshmëri të madhe sa i përket principeve të tyre.
PD i duhet të ketë logjikë si do të shkojë drejt problematikave që ka tani.



