Pas lokalizimit dhe fikjes së zjarrit në fushën e grumbullimit të mbeturinave në lagjen 24 Maji, një tjetër situatë zjarri është paraqitur në fshatin Radhimë. Bëhet me dije se në një fushë në pjesën anësore të rrugës se By-passit të Vlorës ka rënë zjarr dhe një fushë me shkurre, pemë dhe bimësi të zonës po digjet. Zjarri është larg banesave dhe nuk paraqet rrezik për to. Zjarrfikëset kanë shkuar pranë vendngjarjes dhe po luftojnë me flakët.



