“Short i dyshimtë!”/ Cakrani: S’do ta pranojmë Irena Gjokën si gjyqtare për seancën paraprake ndaj Metës (VIDEO)

“Short i dyshimtë!”/ Cakrani: S’do ta pranojmë Irena Gjokën si gjyqtare për seancën paraprake ndaj Metës (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani në një lidhje për Mcn Live tha se nuk do ta pranojnë Irena Gjokën si gjyqtare për seancën paraprake ndaj ish-Presidentit Ilir Meta. Cakrani ngre dyshime mbi shortin, duke vënë në dukje se kjo gjyqtare shfaqet në të gjithë proceset e eksponentëve të opozitës si Mediu, Beleri, Berisha dhe tanimë te Meta. 

“E prisja që do ishte Irena Gjoka gjyqtarja, sepse s’është rastësi që shorti bie me Irena Gjokën. Padyshim që s’do ta pranojmë këtë gjyqtare, jo vetëm për faktin që ka dënim penal, që ka mashtruar, por mbi të gjitha ajo është anatemuar si nga z.Meta, PL, por edhe qëndrimet e mia si avokat në studiot televizive. 

Unë do flas me klientin tim, z.Meta, dhe do shohim qëndrimin tonë në momentin e duhur për gjyqtaren Gjoka. Meta është i pafajshëm dhe apostafat mjeshtrat e prokurorisë manipulojnë dosjet dhe gjejnë gjyqtare si Gjoka për t’i vënë kapakun. S’më njohin mirë akoma. Do ta kuptojnë kush jam unë. Ne do ta fitojmë këtë betejë sepse jemi në të drejtën tonë. Jo Irena Gjoka që s’na del përpara, por s’na del dot askush. 

Është mirë që të japë dorëheqjen vet sot, që mos kërkojmë ne përjashtimin dhe të njekim procedurat ndaj saj. Nuk është rastësi që znj.Gjoka është në trupin gjykues të Mediut, Belerit, masën paraprake për Berishën, dhe tani për Metën. Ne s’do ta pranojmë. Shorti është i dyshimtë. Fakti që ka qenë elektronik s’e bën të rregullt, se elektronike bëhen edhe zgjedhjet. Ne shortin e kontestojmë. Kjo zonjë s’ka moralin, integritetin dhe aftësinë të gjykojë çështje të tilla”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy