I bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë bllokadën e paligjshme të porteve të Detit të Zi.
Moska ka një detyrim moral, nëse jo ligjor, të lejojë dërgimin e grurit në pjesën tjetër të botës.
Kështu ka thënë një zëdhënës i shërbimit të jashtëm të Komisionit Evropian.
“Moska e ndërpreu marrëveshjen për përfitime politike dhe ekonomike, sepse dëshiron të zëvendësojë produktet ukrainase në tregun global. Ne po punojmë me partnerët se si ta rikthejmë Rusinë në marrëveshje", shtoi ai.
Ndërkohë 10 tanket e para Leopard 1 të dhuruara nga Danimarka, Gjermania dhe Holanda kanë mbërritur në Ukrainë thanë sot Forcat e Armatosura Daneze



