Kunati i Agasit rreh drejtorin e IKMT-së/ Kara: I ka shkuar në zyrë një nga grupet kriminale më të fuqishme të Durrësit (VIDEO)

Kunati i Agasit rreh drejtorin e IKMT-së/ Kara: I ka shkuar në zyrë një nga grupet kriminale më të fuqishme të Durrësit (VIDEO)

Avokati Romeo Kara tha në studion e MCN Live se dhuna ndaj ish-drejtorit të Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, Fatmir Meta nga kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhe 3 të tjerë duhet ndjekur penalisht se është një nga aktet më të rënda të ndodhura në zyrat e shtetit. 

 

Duke vijuar Kara tha se thuhet se në zyrën e Metës ka vajtur një nga grupet kriminale më të fuqishme në Durrës. 

 

Fatmir Meta ka prishur dhe ndërtimet pa leje të kolegëve të tij në Shkodër. 

 

Është person që unë e njoh si zbatues korrekt të ligjit.

 

Thonë se ka vajtur një nga grupet më të fuqishme të Durrësit dhe ka bërë atë maskarallëk që ka bërë. Duhet të ketë ndjekje penale.  

 

Rasti i Fatmir Metës nuk mund të kalojë në heshtje. 

 

Mund të mblidhen 100 banditë, por nuk mund të rrahin zyrtarin e shtetit në zyrë. 

 

Akti është shumë i rëndë.

 

Fatmir Meta ka kaluar gjithë verën duke prishur ndërtimet pa leje. A ka të drejtë në lidhje me kompetencat nuk e di, por nuk zgjidhet duke bërë atë akt që kanë bërë ata. 

 

Ta gjejnë atë nëpër Tiranë e kanë, mos është në zyrën e vet akoma, ta gjejnë dhe ta kapin. Edhe të huajt këtu mendojnë se është, edhe unë mendoj se është këtu Agasi. 

 

Jam i predispozuar ta besoj se Proda ka dalë në video me Agasin. Ajo dosje duhet mbyllur, Agasi nuk mund të sfidojë shtetin se shteti po humbet dinjitetin. Struktura e policisë e di të vërtetën, duhet të reagojë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy