Nga “Diella” te “Ylli”, Semanaj: Investimet duhet të nisin në terren, jo tek agjentët e IA-së

Nga “Diella” te “Ylli”, Semanaj: Investimet duhet të nisin në terren, jo tek agjentët e IA-së

Në kuadër të diskutimeve për draftin e ri të ligjit për inteligjencën artificiale, i cili po përmendet si një kalim “nga Diella te Ylli”, ekspertë të teknologjisë kanë ngritur shqetësime për mënyrën e qasjes ndaj inovacionit dhe investimeve publike, duke theksuar se prioritet duhet të mbeten infrastruktura bazë dhe zhvillimi në terren.

 

Duke folur për MCN Live, eksperti IT Besmir Semanaj kritikoi mënyrën si po trajtohet debati për inteligjencën artificiale në vend, duke theksuar se mungon një qasje e ndërtuar mbi nevojat reale të sektorëve si bujqësia.

 

Sipas Semanajt, çdo zhvillim në fushën e inteligjencës artificiale duhet të shoqërohet me investime reale në terren, përpara se të krijohen apo promovohen zgjidhje të avancuara digjitale.

 

Unë akoma jam në pritje sa do të zgjasë “shtatzënia” e Diellës, dhe tani na doli Ylli. Nesër pasnesër do të vijë Marsi, Jupiteri. Ne s’kemi vënë në punë Diellën, tani na del Ylli. 

 

Ajo që mendoj unë është se do të jepen disa tendera për të pasuruar dikë, por nëse duam një digjitalizim të bujqësisë, duhet të nisim me investimet në terren, me ndarjen e duhur të granteve dhe me vendosjen e sensorëve, ndërkohë që bujqit kanë probleme me naftën, traktorët, plehrat kimike, por mendoj se kjo do të jetë një vrimë tjetër. 

 

Nëse do të kishim investime për monitorimin e motit e të tjera, ne nuk kemi kanale, kemi probleme me ujitjen dhe flasim për inteligjencën artificiale. Gjërat vijnë hap pas hapi. Në momentin që kemi kapacitete si shtet, le të investojmë atje ku duhet. 

 

Nuk mund të shesim një produkt të lidhur me ChatGPT që u kthen përgjigje fshatarëve dhe ta paraqesim si një arritje inovacioni, sepse kjo nuk është inovacion në ditët e sotme. Nuk është se Ylli do t’u sjellë rritje atyre që merren me bujqësi, sepse duhet që në terren të nisim nga sensorët, dronët dhe pajisjet e tjera, dhe kur këto funksionojnë, atëherë mund të krijojmë agjentin e inteligjencës artificiale.

 

Më thuaj çfarë po bën Diella, çfarë ka bërë deri tani ajo, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Yllin. Duhet të kemi mbikëqyrje njerëzore, sepse nuk mund t’i lihet gjithçka inteligjencës artificiale. Gjërat duhet të vijnë hap pas hapi. Mungesa e transparencës po i çon qytetarët në shesh, dhe revolucioni i flamingos përfaqëson edhe këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy