8 Marsi njihet ndryshe në Shqipëri si Festa e Nënës. Ndërkombëtarisht, 8 Marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe përkujton arritjet sociale dhe politike të femrave, por edhe diskriminimin dhe dhunën që ato kanë pësuar në në vite, madje në disa vende vijon edhe sot.
Origjina
Në SHBA, më 3 mars 1908, në Konferencën e Partisë Socialiste të Çikagos, një grua denoncoi shfrytëzimin e punëtoreve gra dhe diskriminimin gjinor në pagesa dhe orare nga punëdhënësit. Kështu, në SHBA, Dita e Gruas nisi të festohet në fund të shkurtit, ndërsa në Europë më 19 mars.
Më 8 Mars 1917, në Shën Petërburg, gratë organizuan një manifestim që çoi në rënien e carizmit.
Kështu, 8 Marsi 1917 mbeti në histori si fillimi i revolucionit rus, një datë që u zgjodh në konferencën e dytë ndërkombëtare të grave komuniste në vitin 1921 si Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve.



