35-vjeçari Ferit Buzi ka liruar ish-të fejuarën e tij para pak minutash.
Burime nga Policia e Fierit bëjnë me dije se po negociohet që të dorëzohet dhe autori, aktualisht i rrethuar.
35-vjeçari është rrethuar nga forcat RENEA në hyrje të Roskovecit, tek ish-Fusha e Aviacionit.
Korrespondetja Evi Gjini në një lidhje telefonike me studion e MCN Live tha:
35-vjeçari ndodhej në arrest shtëpie për dhunë në familje pas denoncimeve të 24-vjeçares Rozalina Plaku. Autori kishte 6 vite që ishte lidhur me Rozalinën dhe e kishte kërcënuar disa herë. 24-vjeçarja është studente e Infermierisë në Tiranë.
Ka qenë në Angli, merrej me lëndë narkotike. Ishte problematik kudo.
Sipas banorëve ishte krim i paralajmëruar. Policia e Fierit e arrestonte, Prokuroria e Fierit e lironte.



