Reforma territoriale/ Kalemaj: Numrat nuk duhet të tejkalojnë funksionalitetin e bashkive (VIDEO)

Reforma territoriale/ Kalemaj: Numrat nuk duhet të tejkalojnë funksionalitetin e bashkive (VIDEO)

Duke folur në MCN Live mbi reformën territoriale, politologu Ilir Kalemaj theksoi se ajo do të duhet të jetë më shumë administrative se territoriale.

Kalemaj vuri në dukje se numrat nuk duhet të tejkalojnë funksionalitetin e bashkive.

Është e vërtetë që duhet të jetë më shumë reforme administrative se territoriale. Të mos ta katandisim kokoshin një thelë, siç thotë populli. Parimet janë shumë të rëndësishme, parimi i autonomisë vendore, parimi i forcimit të demokracisë rajonale. Të gjitha këto parime që janë diskutuar me të drejtë nga komisioni. Në momentin që ngre një komision ad hoc duhet të marrësh parasysh kërkesat e palësh tjetër.

Jam shumë dakord që pala tjetër nuk ka një kërkesë të harmonizuar mes tyre. Kemi parë nga kërkesa e grupit të 'Berishës' që është me 34 bashki plus, te kërkesa e PD-së së 'Alibeaj', diku te 80-90 bashki. Kemi edhe Partinë e Lirisë që nuk ka shprehur preferencën e tyre për numrat. Numrat nuk duhet të tejkalojnë funksionalitetin e bashkive.

Sot kemi bashki që s’kanë performuar siç duhet, janë në prag të kolapsit, bashkia e Rrogozhinës, Vorës. Kemi parë para disa vitesh që bashkia e Pukës ishte në prag të falimentimit, që shpenzojnë 97 për qind të buxheteve për rrogat dhe jo për investime. Ndërmjet shumë gjërave të suksesshme ajo reformë solli edhe defiçenca. Nuk u ul numri i të punësuarve në administratën lokale, por u rrit. Kjo është ajo që rezultoi ajo reformë. Pritet të merret një vendim, a do shtyhet afati a do merret një vendim”.

Kalemaj dha edhe një vlerësim për mbretëreshën Elizabeth II, të cilës po i jepet sot lamtumira e fundit.

Ka qenë një figurë që la gjurmë në histori. Ajo ka shënjuar bashkë me Gorbacovin rënien e Perdes së Hekurt, ish-Bashkimit Sovjetik. Ka takuar 13 nga 14 presidentët e fundit amerikanë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy