
Infektimet me Covid në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë kanë arritur në afro 100 milionë.
Univeristeti Johns Hopkins ka raportuar se bëhet fjalë për afro 99.192.353 persona të infektuar me Covid-19, në të pesë kontinentet.
Numri I viktimave mësohet të jetë 2.129.403, që prej filimit të pandemisë në nivel global.
Vendi më shifrat më të larta vijon të mbetet SHBA, me mbi 25 milionë infektime, duke u ndjekur nga Brazili, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Në BE-së vendin e parë për nga numri i infeksioneve e mban Franca me 3,112,055.



