Hajmalitë dhe besëtytnitë/ Cako: Krijesa të fantazisë njerëzore. Djalli loz me padituritë e njerëzve, primitivizëm

Hajmalitë dhe besëtytnitë/ Cako: Krijesa të fantazisë njerëzore. Djalli loz me padituritë e njerëzve, primitivizëm

Hajmalitë dhe besëtytnitë e lidhura me to, vazhdojnë të jenë prezentë në masë në popullatën shqiptare.

Teologu Miron Cako, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se hajmalitë njihen që nga paganizmi, ndërkohë që deri në ditët e sotme vijojnë të përkrahen nga mendime primitive.

Hudhra ose disa objekte të tjera që njerëzit i mbajnë si fatsjellëse, ose në gjuhën popullore si hajmali, janë që në kohë të lashta, vijnë që nga paganizmi.

Janë mendime foshnjarake të njerëzve të cilët në primitivitetin e tyre duke mos ditur edhe si ti shpjegonin elemente e natyrës për tu mbrojtura nga mbinatyrorja, ose nga ata qe ato e quanin zota ose perëndi, i përdornin këto gjëra që i jepnin konotacion fetar, dhe i mbanin si objekte mbrojtëse ose fatsjellëse.

Teologu Caku, shpjegon se si janë pranuar si hajmali hudhra dhe patkoi në besëtytnitë e njerëzve, ndërkohë që tallim veten duke besuar diçka që nuk ka fuqi metafizike.

Hudhra- është një perime por nuk mund të themi se ka fuqi metafizike, përtej asaj fizikes që të të mbroj nga ajo që është metafizike, përtej asaj që nuk e shohim.

Problemi është se e tallim veten sepse e ulim mendimin. Primitivët ata që nuk e dinin edhe mund të justifikohen por ne jemi të arsimuar dhe dimë, dhe i ndajmë gjërat në natyre dhe mbinatyrore, dimë që hudhra është thjesht një perime asgjë më tepër.

Patkoi- ka shpjegim shumë qesharak, kur erdhi si element besëtytnie. Dimë që kali nuk ka pas patkua por ja bënë ne, dhe kur doli dheu krijua ideja e patkoit, u pa se kishte rendiment sepse ecte më shumë dhe punonte më shumë dhe u duk se bëri fuqinë.

Konotacioni erdhi deri aty se duke parë një patkua në tokë, ti mendon se ke marrë fuqinë e kalit dhe fuqinë e tij dhe filluan ta vendosnin  kudo, duke krijuar idenë se kjo të mbron nga syri keq, etj. Asgjë tjetër është e sajuar.

Cako, përsa më lart, i quan hajmalitë thjesht krijesa të fantazisë njerëzore, të nxitura nga djalli si gënjeshtra për të besuar se me to zgjidhen problemet e njerëzve në jetë.

Çfarë janë këto hajmalitë ose besëtytnitë janë krijesa të fantazisë njerëzore.

Këto përhapen sepse pas tyre qëndron regjia e fshehtë, demoniake, sepse djalli është babai i gënjeshtrës që gjithmonë loz me padituritë e njerëzve dhe nxit fantazinë, frikërat dhe manovrat dhe ne bëjmë sikur këto janë zgjidhja e problemit.

Nga qenia mendore që është njeri, biem në primitivitet dhe nuk e fusim logjikën fare në punë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy