
Që nga 24 shkurti i vitit 2022, datë që shënon edhe hyrjen e ushtrisë ruse në territorin ukrainas, aleatët perëndimorë dhe NATO kanë premtuar ndihmë të pakushtëzuar për Ukrainën, në fonde dhe armë.
Shpesh herë presidenti Volodimir Zelenski ka bërë thirrje për më shumë armatime, duke e artikuluar këtë kërkesë nga Kievi, nga frontet e luftës apo edhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Në përgjigje të kësaj kërkesë, kësaj here ishte Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjatë një vizite një vizitë të paparalajmëruar në Kiev e ka pranuar se perëndimi ka dështuar për të mbajtur këtë premtim.
Unë do të jem shumë i sinqertë me Presidentin Zelenskyi dhe në parlament dhe do të them se aleatët e NATO-s nuk e kanë përmbushur atë që kemi premtuar në muajt e fundit. SHBA kaloi gjashtë muaj për të rënë dakord për një paketë dhe aleatët evropianë nuk i dhanë municionet që premtuam. Por tani jam i bindur se do të ndryshojnë gjërat.
Edhe gjatë kësaj dalje të përbashkët për media presidenti Zelensky nuk nguroj të theksonte pasojat e këtyre vonesave, duke u ndalur edhe tek paketa e ndihmës së SHBA-ve.
Votimi në Kongresin Amerikan ishte shumë i rëndësishëm. Disa dërgesa tashmë janë kryer. Nuk do të tregoj më shumë. Do të them vetëm se nuk kemi marrë ende gjithçka që na nevojitet për të pajisur brigadat tona. Ju e dini se mbrojtja ajrore kushton shumë dhe sulmet e Rusisë nuk janë ndalur.
Në 24 orët e fundit pesë persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa në qytetin port të Odesës, vetëm disa orë pasi presidenti Zelensky bëri thirrje për dërgesa më të shpejta të armëve.



