Këngëtarja e njohur Rita Ora është përkujdesur për një paraqitje tjetër në publik me veshjen e saj elegante. Kësaj radhe, bukuroshja 26-vjeçare është parë në Nju Jork të ketë mbathur një palë çizme të gjata me mbishkrimin “For walking”, Rita është dukur mahnitëse teksa bëhet gati për të hipur në veturën, e cila priste atë. Së fundi, Rita Ora ka bërë një set fotografish me bikini online, duke befasuar fansat me pamjen e saj ekstravagante.



