Çani: Berisha është në betejën finale dhe i lejohet çdo gjë që bën

Çani: Berisha është në betejën finale dhe i lejohet çdo gjë që bën

Gazetari Arjan Çani thotë se beteja që Sali Berisha ka nisur brenda Partisë Demokratike nuk është luftë për demokraci. Në studion e lajmeve në MCN, Çani tha se kjo është një betejë personale për të mos ikur kokulur.

Prej javësh, Berisha rri në krye të listës së interesit publik. Kjo nuk është luftë për demokraci. Kjo fjalë përdoret shpesh për të mbuluar gjëra të tjera. Sa herë që janë në hall, përdorin fjalën demokraci. Në thelb është luftë për pushtet. Merrni 150 veta dhe çojini në plazhin më të bukur në botë. Pas një muaji do të gjeni një lider, dhjetë njerëz që i shkojnë mbrapa dhe të tjerët të mbaruar që nuk mund të bëjnë asgjë.

Berisha është në betejën e tij finale. Vendosi të mos ikte kokulur. Kjo është beteja finale dhe çdo gjë që bën i lejohet. Është një rast i paprecedent. Duhet shfletuar historia moderne për të parë nëse amerikanët kanë goditur kështu herë tjetër. Kam përshtypjen që sot është një goditje e rrallë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy