“Rusia mund ta pushtojë Europën për 48 orë, mjafton që Putin të japë urdhër”

“Rusia mund ta pushtojë Europën për 48 orë, mjafton që Putin të japë urdhër”

Një ish-drejtues i NATO-s thotë se Europa është në mëshirën e ndonjë sulmi të menjëhershëm të Rusisë dhe pa asnjë plan për t’iu përgjigjur përpjekjes për një pushtim të mundshëm.

Gjenerali Richard Barrons thotë se Rusia mund të vendosë në përdorim aeroplanë, anije dhe trupa dhe mund të pushtojë territoret e Europës brenda 48 orëve nëse dëshiron.

Ish-shefi i  Komandës së Forcave të Përbashkëta paralajmëron se në rast se vende si Franca, Gjermania apo Italia nuk e marrin seriozisht agresionin e Rusisë, kjo mund të pasohet me humbjen e tokës, detit apo hapësirës ajrore.

Vendet në kufi me Rusinë e drejtuar nga presidenti Putin janë të shqetësuara nga kërcënimet e fqinjit, por ky nuk është prioritet i shteteve të Europës qendrore dhe jugore.

Shumica e vendeve të bllokut të BE-së janë fokusuar në rrezikun e rritur terrorist dhe krizën e emigrantëve duke lënë mënjanë kërcënimet e kësaj natyre, thotë Barrons.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy