
30 qershori është Dita e Mediave Sociale, ajo u lançua për herë të parë në 2010 nga faqja e specializuar amerikane Mashable duke pasur parasysh ndikimin e këtyre platformave në shoqëri dhe gjithashtu në botën e punës.
Platforma e parë e mediave sociale ishte Friendster në 2002, më pas Linkedin mbërriti në 2003 dhe Facebook në 2004.
Shtesa më e re në listën e mediave sociale është TikTok. Aplikacioni u lançua në vitin 2016 dhe është bërë i njohur veçanërisht tek të rinjtë për shkak të veçorive të tij muzikore dhe video.
Sipas një statistike të SmartinsIights, më shumë se gjysma e popullsisë globale i përdor mediat sociale, me një përdorim mesatar ditor 2 orë e 27 minuta.
Sidoqoftë, këto platforma janë bërë një zgjedhje për kriminelët kibernetikë për të gjurmuar zakonet e përdoruesve dhe fjalëkalimet e përdorura. Për këtë arsye, ekspertët e kompanisë së sigurisë Yoroi rekomandojnë kufizimin e ndarjes së informacionit personal, përdorimin e emaileve, hyrjeve dhe fjalëkalimeve të ndryshme për shërbimet e ndryshme që përdorim, ndërtimin e fjalëkalimeve të gjata, të forta dhe komplekse pa iu referuar hobi, pasioneve dhe vendbanimit.



