Arrestohet i moshuari në Shkodër, dogji shkurret

Arrestohet i moshuari në Shkodër, dogji shkurret

Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër  ka vënë në pranga Pjetër Pervata 64 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri Njësia Administrative Rrethina Shkodër.

Arrestimi është bërë pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në fshatin Hot i Ri i ka vendosur zjarrin disa shkurreve ku është djegur nga zjarri një sipërfaqe me rreth 5 dynym  barë dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy