
Pastori Aklil Pano i ftuar në “Zgjohu me MCN” duke folur për ditën e Krishtlindjeve u shpreh se 25 dhjetori është një moment për tu rikthyer te esenca jonë, që njeriu është një qenie e pazëvendësueshme dhe vetë koha poashtu.
Ai tha se momenti i Krishtlindjeve na rikthen te vlera e të qenurit njerëz, te koha që kemi nevojë për të shpenzuar me të dashurit tanë, ndërsa theksoi se Krishti përkufizon pikërisht dimensionin e jetës në kohë.
Shpresoj që të ishte realiteti i të qenurit pozitiv, të dashur në 365 ditët e vitit. Të parit në sy, të përcëlluarit të idesë se ti vlen më shumë se sendet dhe objektet dhe kjo është ajo që na mungon më shumë.
25 dhjetori është një moment për tu rikthyer te esenca jonë që njeriu është një qenie e pazëvendësueshme dhe koha po ashtu. Njeriu duhet të thjeshtëzonte jetën e tij përmes shkencës për të pasur më shumë kohë për njeri tjetrit por s’kemi ditur të vendosim vargonjtë e kohës.
Koha ka ikur shumë shpejt, më duket sikur viti ka ikur shumë shpejt si kur ka vetëm një javë, që kam qenë i ftuar në studio televizive kur flisja pikërisht për këtë ditë, por kjo varet dhe nga intensiteti i gjërave ku jemi përfshirë. Mendoj se ky moment i datës 25 na rikthen te vlera e të qenurit njerëz, te koha që kemi nevojë për të shpenzuar me të dashurit tanë.
Duhet të kemi pak më shumë kohë dhe jetë dhe Krishtlindja në thelbin e vetë këtë përcjell, jetën të vendosur në shtratin e kohës.
Për këtë arsye të krishterët në mbarë botën kujtojnë se Zoti merr një trup njerëzor që ti japë një dimension tjetër jetës dhe kohës në kuptimin tonë dhe jo vetëm, por dhe në dimensionin e heqjes së kufijve të kohës.
Pra Krishti përkufizon dimensionin e jetës në kohë. Sot në kisha takimet janë festive, ku celebrohet ardhja e Krishtit në botën tonë.



