WP: FBI kërkoi në rezidencën e Trump dokumente mbi armët bërthamore

WP: FBI kërkoi në rezidencën e Trump dokumente mbi armët bërthamore

FBI ka kërkuar dokumente top-sekret në lidhje me armët bërthamore në rezidencën e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, raporton Washington Post duke cituar disa burime.

Sipas medias në fjalë, kërkimet e pazakonta nxorën në pah shqetësimet e thella brenda qeverisë amerikane për llojin e informacionit që zotëronte ish-Presidenti në Mar-a-Lago dhe rrezikun që ato mund të përfundonin në duar të gabuara.

Dokumentet e armëve bërthamore janë veçanërisht të ndjeshme dhe shpërndarja e tyre zakonisht kufizohet në një numër të vogël njerëzish. 

Publikimi i detajeve mbi armët amerikane mund t'u japë kundërshtarëve avantazhe. "Nëse do të ishte e vërtetë"se këto ishin dokumente të armëve bërthamore, ato do të ishin material konfidencial në nivelet më të larta", tha David Laufman, ish-kreu i seksionit të inteligjencës në Departamentin e Drejtësisë të SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy