Sterjovski: Sistemi aktual zgjedhor diskriminues, vështirë që minoritetet të nxjerrin deputetë (VIDEO)

Sterjovski: Sistemi aktual zgjedhor diskriminues, vështirë që minoritetet të nxjerrin deputetë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski, për sistemin aktual zgjedhor, proporcional rajonal shprehet se nuk adreson nevojat e minoriteve dhe kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se tre partitë që përfaqësojnë komunitetin maqedonas, rom dhe vlleh, kanë dorëzuar propozimet për komisionin e reformës zgjedhore se ky sistem është diskriminues dhe minoritetet nuk mund të kenë zërin e tyre në parlament.

Më e mira është të merren variantet europiane, si Kroacia, Sllovenia, Kosova, kanë modele të ndryshme por vende të garantuara për minoritetet.

Edhe Këshilli i Europës në raportin këshillues ka skanuar situatën në Shqipëri dhe kërkon që vendi ynë të marrë masa për përfaqësimin e komuniteteve në parlament, pasi askush nuk mund t’i ngrejë shqetësimet e minoriteteve, sa vetë përfaqësuesit e tyre në parlament.

Duhet kuotimi dhe numërimi elektronik, diaspora të ketë të drejtën e votës dhe më e rëndësishmja përfaqësimi direkt i deputetëve.

Ka disa lloj modelesh në Europë që e kanë zgjidhur përfaqësimin e minoriteteve, duhet parë një nga modelet më të përshtatshme për vendin tonë dhe të adoptohet, Kroacia është një prej tyre.

E bëjnë me rotacion, ku shoqatat propozojnë kandidatin e tyre.

Kryesorja është që të ketë vullnet politik, si mazhoranca dhe opozita të bien dakord që të përfshihen minoritetet, pasi modalitetet janë të shumta.

Me këtë sistem proporcional rajonal, është shumë e vështirë që të nxjerrim deputetë se ne si minoritete jetojmë në zona të ndryshme.

I pyetur nëse në zgjedhjet e ardhshme të bëhen pjesë e ndonjë koalicioni, Sterjovski tha se ka qenë deputetë falë koalicioneve dhe se aktualisht po analizojnë se kush është koalicioni më i mirë, duke nënvizuar se partitë e mëdha ofrojnë gjithmonë vendet fundore.

Ne i adresojmë kërkesat tona, presim që komisioni për reformën zgjedhore të pranojë kërkesat tona, ne si parti kemi si qëllim të përfaqësohemi në Kuvend.

Qëllimi ynë është të kemi të paktën nga një mandat për çdo minoritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy