Kryeministri rus u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar pas Presidentit Putin

Kryeministri rus u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar pas Presidentit Putin

Kryeministri rus Mikhail Mishustin deklaroi sot se vendi u përball me një sfidë për stabilitetin e tij dhe duhet të qëndrojë i bashkuar pas Presidentit Vladimir Putin, pas rebelimit të dështuar nga grupi mercenar Wagner. Sipas një marrëveshjeje të shtunën vonë në mbrëmje, luftëtarët e Wagner ndaluan përparimin e tyre drejt Moskës, u tërhoqën nga qyteti rus i Rostovit dhe u kthyen në bazat e tyre. Nga ana e tij, kreu i organizatës, Yevgeny Prigozhin, pranoi të transferohej në Bjellorusi. Në komentet e para publike nga një zyrtar i lartë rus për incidentin, Mishustin, u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë unitet kombëtar përballë përpjekjeve perëndimore për të minuar Rusinë. “Çështja kryesore në këto kushte është garantimi i sovranitetit dhe pavarësisë së vendit tonë, siguria dhe mirëqenia e qytetarëve”, theksoi Mishustin, një teknokrat i emëruar Kryeministër në vitin 2020. “Për këtë arsye ne duhet të veprojmë së bashku, si një ekip, dhe të ruajmë unitetin e të gjitha forcave rreth presidentit. Siç theksoi Presidenti, pothuajse e gjithë makina ushtarake, ekonomike, komunikuese e Perëndimit është kundër nesh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy