
Shëtitorja e Sarandës, e cila mbaroi së rikonstruktuari gati një vit më parë ende vazhdon të mbetet problem për këtë qytet. Mjafton të bjerë pak shi dhe të gjithë ujërat e zeza shërthejnë në të. Kjo ndodh sepse tubacionet nuk e përballojnë dot kur ujërat e shiut ndërthuren me ujërat e nëndheshme.
“ Para 3, 4 ditëve ra shi dhe shpërtheu e gjithë shëtitorja. Bulevardi u bë vjet i ri, por ato thjesht ndërhynë në bulevard, por problemi fillon që nga rruga lart dhe nga ndërtimet që janë bërë pa standarte. Ujërat e shiut mbledhin inerte, tubacionet nuk i përballojnë do dhe shpërthejnë pastaj. Më futen ujërat tek dyqani. Nu kalon dot se ka aromë shumë të rëndë. Është gjynah të bësh gjithë këtë investim dhe të mos i japësh zgjidhje. Kur bie shi me rrëmbim, këtu nuk kalon dot, se do çizme. Tërë mikrobe, tërë pisllëqe, i marrim me kembë dhe i çojmë në shtëpi. Janë bllokuar kanalet këtu dhe qelbet erë. 100 herë është hapur tubacioni, e prapë kështu. Populli i paguan detyrimet, por punë nuk bëhet”- shtuan qytetarët.
Ndërsa Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Sarandë, Sheme Lulo, u shpreh:
“Përsa i përket trajtimit të ujërave të ndotura, qyteti i Sarandës i trajton në impiantin e trajtimit të ujërave të ndotur, i cili është vënë në shrytëzim në vitin 2015 dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të përpunohen aty. Kryesisht largimi i ujërave të ndotura bëhet nëpërmjet kolektorit kryesor që është tek shëtitorja dhe së fundmi u rehabilitua dhe u vu në përdorim një tubacion kolektori 800-ësh, i cili bën të mundur largimin e ujërave të ndotura që të mos ketë derdhje në det. Investimi në shëtitoren e Sarandës është një investim i kryer nga qeveria shqiptare n.p.m Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ka përfunduar vjet. Është bërë rehabilitimi dhe ndërtimi i shëtitores së Sarandës, njëkohësisht u bë edhe zëvëndësimi i tubacionit të ujit të pijshëm dhe i largimit të ujërave të ndotura, shtimi i tubacionit i kolektorit kryesor 800-ësh. Për sa i përket largimit të ujërave të ndotura me përjashtim të rasteve të reshjeve të shiut, të cilat ndërthurin ujërat e bardha me ujërat ne kanalet e largimit të ujërave të ndotura dhe në momentin e vërshimit mund të ketë gjëndje që mund të dalin, por ne marrim masat dhe në kohë rekord, sepse kemi agregatë, të cilët pastrojnë, klorifikojnë në momentin që mund të ndodhi kjo. Për zgjidhje ne po punojmë me specialistët e Bashkisë, për të evidentuar të gjitha këto ndërhyrje, ndëthurje që janë bërë ujërat e bardha që mund të jenë ndëthurur me ujërat e shiut dhe aty ku konstatojmë i stakojmë dhe bëjmë kthimin në normalitet. Kemi komunikuar me specialistët e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve për të bërë të mundur një dekantues tek ajo pjesë ku nuk përballohet në momentin e pikut largimi i ujërave që bashkohet me ujërat sipërfaqësorë dhe me të bërë zgjidhjen ndoshta në shtator apo më mbrapa mund të ndërhyjmë për të bërë rehabilitimin e saj”.
Por ujërat e zeza nuk janë i vetmi problem në Sarandë, pasi ky qytet vuan edhe për mungesën e ujit të pijshëm.
“U bë kaq vjet, por këtu nuk u zgjidh puna e ujit. Do biem ujë 24 orë thonë, por jo nuk ka. Ne s’kemi ujë. Jemi me depozita akoma. Vjen në orën 6 mbasdite dhe ikën në 9 të mbrëmjes… na mbyllet rubineti. Si ka mundësi që s’ka ujë 24 orë, kur neve lumi na derdhet në det”.
Këto ishin ankesat e qytetarëve, ndërsa Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Sarandë, Sheme Lulo, u shpreh se po punohet që t’i jepet një zgjidhje përfundimtare këtij problemi.
“Furnizimi me ujë në Sarandë është përmirësuar ndjeshëm falë investimeve të vazhdueshme që kryhen herë pas here nga qeveria. Aktualisht furnizohet 12 orë -14 orë Saranda. Kemi kryer edhe po vazhdojmë proçesin për të minimizuar ato problematikat në stacionet e pompimit dhe rrjetin e transmetimit dhe për të mbajtur në gadishmëri të vazhdueshme rrjetin shpërndarës të qytetit. Janë duke u kryer 2 investime, të cilat do të bëjnë të mundur përmirësimin e ndjeshëm cilësor dhe sasior të furnizimit me ujë . Është investim i kryer nga qeveria shqiptare n.p.m AKUM i rehabilitimit të rrjetit shpërndarës të depos së re në Ksamil, të cilat shpresoj të vihen në punë së shpejti”. Janë bërë investime në vitin 2000 dhe janë llogaritur për një sasi të caktuar abonentësh. Sot janë 10-20 fishuar dhe investimi që po kryhet tani do t’i japë zgjidhje. Nëse punojmë edhe gjatë beharit në fund të shtatorit, apo tetorit vihet në funkion dhe zgjidhet ky problem në mënyrë të ndjeshme pjesa e qytetit, pjesa poshtë… Me kryerjen e këtyre investimeve pjesa qëndrore e qytetit do furnizohet 24 orë”.



