Pas takimit me Ramën dhe Metën, dy zyrtarët e PPE mbërrijnë në selinë blu për të takuar kreun e PD

Pas takimit me Ramën dhe Metën, dy zyrtarët e PPE mbërrijnë në selinë blu për të takuar kreun e PD

Dy negoziatorët e Brukselit të cilët kanë ardhur ditën e sotme në Tiranë për të zgjidhur ngërçin politikë, pas takimit në kryesinë e Kuvendit me kryeministrin Edi Rama dhe me kryeparlamentarin Ilir Meta i janë drejtuar selisë blu.

Ndonëse nuk bëhen të ditura detaje nga takimi me dy krerët e koalicionit qeverisës, do të jenë bisedimet e ndërkombëtarëve me kreun e opozitës Lulzim Basha, ato që do t’i japin një përgjigje më konkrete këtyre bisedimeve.

Pritshmëritë për dialog janë të mëdha, dhe vizita e dy zyrtarëve europiane parashikohet të jetë në funksion të kësaj, por ende nuk është gjetur rruga e përbashkët.

Fill pas takimit me Ramën dhe Metën, dy zyrtarët europianë eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe zyrtari i PPE, David McAllister i janë drejtuar selisë blu, ku tashmë kanë nisur takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Me ardhjen në Tiranë të dy eurodeputetëve, parashikohet që të ketë një draft marrëveshje me disa pika konkrete në funksion të zgjidhjes së krizës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy