Problemet e të folurit te fëmijët duhet t’u shërbejnë prindërve si nxitje për këshillim me mjekët pediatër apo logopedë. Mjekia logopede, Lusi Brahimaj, thotë se kur trajtohet herët me terapi, problemet e të folurit zgjidhen plotësisht. Sipas saj, më shumë sesa nga gjinia, problemet e të folurit përcaktohen nga mjedisi në të cilin fëmija rri.

Njëzet muajsh, fëmija duhet të ketë nisur të shprehet. Çdo fëmijë sipas moshës së vet mund të artikulojë dhe të ketë anën sociale. Një fëmijë dy vjeç duhet të dijë të kërkojë të hajë, të pijë, të reagojë kur i thërret. Nëse nuk i ka këto, atëherë ka një vonesë të vogël.

Pretendohet se vajzat flasin më shpejt, por ka të bëjë shumë edhe nxitja që merr. Fëmijët që shkojnë në çerdhe apo kopësht e kanë të nevojshme të flasin një fjalë më tepër. Nuk mendoj se është patjetër gjinore, por ka të bëjë me rritjen dhe zhvillimin.

Sa më shpejt të kapet, të evidentohet dhe të nxitet, më shpejt shkon konform moshës së vet dhe ato vështirësi bëhen më të vogla. Nëse ky fëmijë i ka kaluar 4-5 vjeç, atëherë duhet më shumë kohë.

Me diagnoza të caktuara, kur flasim për vonesën gjuhësore, duhet të vazhdojmë ta nxisim. Fëmijët kërkojnë stimulim të vazhdueshëm. Kemi limitin e moshës 6 vjeç kur mund të flasim për gjuhë të plotësuar. Kemi vështirësi të tjera si belbëzimi. Kërkohet terapi e caktuar.