Baze: Nuk jemi në kushtet e një demokracie të pastër, kemi bërë copa të vogla komunistët që sillen vërdallë nëpër Shqipëri

Baze: Nuk jemi në kushtet e një demokracie të pastër, kemi bërë copa të vogla komunistët që sillen vërdallë nëpër Shqipëri

Gazetari dhe analisti Mero Baze, i ftuari i Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, teksa foli për politikën shqiptare dhe partitë politike, i konsideroi ato imitime të Partisë së Punës. Sipas tij, Shqipëria nuk ka arritur të ketë një sistem demokratik, por vendi ka pluralizëm real. "Natyrisht se nuk jemi në kushte e një demokracie të pastër, jemi në kushtet e një pluralizmi real. Fenomeni që ka ndodhur, ajo qe sipas meje ka ndodhur, është se Shqipëria nuk arriti të kaloj nga diktatura në demokraci, por ka kaluar nga diktuara në pluralizëm, ku partia e vetme që sundoi Shqipërinë për 50 vite, u imitua nga dhjetar parti të tjera. Kemi një PD që i ngjan partisë së Punës, një PS që i ngjan Partisë së Punës dhe çdo parti që pjesëtohet prej tyre i ngjan deri në fraksionin më të vogël Partisë së Punës. Ky është fenomeni më i shëmtuar i demokracisë që nuk arritëm të krijojmë struktura demokratike, krijuam struktura pluraliste, copëtuam një parti të madhe në të tjera, natyrisht ekziston liria e mendimit, e shprehjes, ka liri të plotë për zgjedhje politike, por nuk ka funksionim demokratik asnjë institucion i ri i krijuar, nuk arritën dot të prodhojmë demokraci në qelizat tona por kemi copëtuar sistemin komunist në atë pluralist, kemi bërë copa të vogla komunistët që sillen vërdallë nëpër Shqipëri".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy