Është strategjia e Putinit, për të goditur qytetin më të largët në perëndim. Me luftën janë shpërngulur shumë ambasada dhe ai ka ndërmend të godasë edhe të huajt.
Është kjo deklarata e ish-kryeministres ukrainase dhe tani lidere e partisë opozitare Patria, Julija Tymoshenko, në një intervistë për italianen Repubblica, duke komentuar lajmin për raketat ruse në Lviv.
Këto janë raketa të drejtuara ndaj gjithë botës, është mesazhi që po ju dërgon Putini dhe është një kambanë që bie shumë fort. Po kalon shumë ‘vija të kuqe’, ndaj Europa është në rrezik.
Në të vërtetë, bota është në rrezik. Putin inkurajoi eliminimin e të moshuarve, grave dhe fëmijëve. Kjo nuk mund të përshkruhet ndryshe veç me fjalët: barbar dhe fashist.



