SHBA: Al-Kaida ka një lider të ri, egjiptianin Saif Al-Adel

SHBA: Al-Kaida ka një lider të ri, egjiptianin Saif Al-Adel

Saif Al-Adel, një egjiptian me bazë në Iran, është bërë kreu i Al-Kaedës pas vdekjes së  Ayman al-Zaëahiri në korrik 2022. Kështu ka bërë ne dije Departamenti Amerikan i Shtetit. 

"Vlerësimi ynë është në përputhje me atë të Kombeve të Bashkuara: udhëheqësi i ri de fakto i al-Kaedës, Saif al-Adel, është i vendosur në Iran", tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. 

Raporti i OKB-së i lëshuar të martën tha se pikëpamja mbizotëruese midis vendeve anëtare është se Adel është tani udhëheqësi i grupit, që përfaqëson vazhdimësinë tani për tani.

Por grupi nuk e ka shpallur zyrtarisht atë "emir" për shkak të ndjeshmërisë ndaj shqetësimeve të autoriteteve talebane në Afganistan, të cilët refuzuan të pranojnë se Zawahiri u vra nga një raketë amerikane në një shtëpi në Kabul vitin e kaluar. 

Për më tepër, sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, al-Kaeda islamike sunite është e ndjeshme ndaj faktit që Adel banon në Iran, një vend me shumicë shiite. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy