Gjokutaj: Paketa fiskale e cekët, nuk ka prekur ato sipërfaqe që ka kërkuar ndër vite tregu

Gjokutaj: Paketa fiskale e cekët, nuk ka prekur ato sipërfaqe që ka kërkuar ndër vite tregu

Teksa ende qeveria nuk ka bërë publike paketën fiskale, kanë dalë disa nga pikat që mund të trajtohen si heqja e akcizës së hirrës së qumështit, unifikimin e akcizës së birrës, 10 fishim të gjobave kundër in formalitetit ndaj biznesit etj.

Eksperti i ekonomisë fiskale Eduart Gjokutaj thotë për edicionin e "MCN economy", se kjo paketë është trajtuar përciptazi dhe nuk prek ato sipërfaqe që ka kërkuar ndër vite tregu.

Është një tërësi një paketë e cekët që është prekur sipërfaqësisht, nuk ka përfshirë atë që ka treguar ndër vite tregu.

Është i ceket nuk ka prekur sipërfaqe te tilla qe te përmblidhte atë se çfarë ka kërkuar ne përgjithësi ndër vite vetë tregu, i cili nuk përshihet vet ne TVSh, por me se shumti mbi tatimin mbi te ardhurat, e sidomos tatimin mbi kapitalin, i cili mbetet një nivel i pa prekur ende. Ndoshta duhet një debat më i thelluar për atë çfarë ligji i TVSh duhet ti heqë nga vetja dhe këtu e kam fjalën por përjashtimet dhe lehtësirat tatimore, pra duhen vënë në harmoni ligjet me njëri tjetrin dhe pastaj të vemi te ajo që është politika apo reformimi i politikës së gjobave.

Për Gjokutajn, tatimi mbi të ardhurat duhet të ishte një nga pikat kryesore për këtë paketë.

Tatimi mbi të ardhurat personale duhet trajtuar sepse është thënë që do të trajtohej në kohë të dytë bashkë me profesionet e lira, dhe është e udhës që të diskutohet që tani.

Paketa nuk është punuar në thellësi, kishte cektësi, sepse ligji mbi tatimin në të ardhura, duhet trajtuar më shumë, ora në tërësi kjo paketë përpiqet të sistemojë disa kërkesa, por duhet bërë më shumë se atë se çfarë i nevojitet biznesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy