Justin Baldoni padit Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Justin Baldoni padit Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Përplasja mes aktorëve Blake Lively dhe Justin Baldonit vazhdon me veprime ligjore.

Këtë herë është aktori dhe regjisori i filmit “It end with us” ai që ka paditur aktoren dhe bashkëshortin e saj Ryan Reynolds.

Baldoni bëri padi në një gjykatë të Nju Jorkut ku akuzon Lively dhe Reynolds për zhvatje civile, shpifje dhe cenim të privatësisë.

Në veçanti, i referohet ankesës së aktores në të cilën dhjetorin e kaluar ajo akuzoi Baldonin dhe ekipin e tij se kishin ngritur një fushatë të sofistikuar për të dëmtuar reputacionin e saj pasi ajo ngriti zërin kundër klimës së ngacmimit seksual në xhirime.

Aktori Justin Baldoni kërkon 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

Kjo është padia e dytë e ngritur nga Baldoni, pasi e para u bë disa javë më parë kundër New York Times, fajtore sipas tij, se ka nxjerrë në dritë, duke manipuluar akuzat e aktores ndaj tij në një artikull të datës 21 dhjetor.

Ai kërkoi 250 milionë dollarë për shpifje dhe cenim të privatësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy